by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Armëpushimi 30-orësh i Pashkëve i shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin skadoi në mesnatë në Moskë dhe Kiev dhe në orën 23:00 me orën tonë. Kremlini tha më parë se presidenti rus nuk kishte urdhëruar zgjatjen e armëpushimit.
Gjatë armëpushimit, të dyja palët raportuan për viktima. Rusët kryen 59 bombardime dhe pesë sulme në drejtime të ndryshme të vijës së frontit mbrëmë, shkroi Zelensky në Telegram bazuar në një raport të ushtrisë të përditësuar në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm. Që në mëngjesin e Pashkëve, shton ai, “mund të themi se ushtria ruse po përpiqet të krijojë një përshtypje të përgjithshme të një armëpushimi, por në disa vende nuk braktis përpjekjet individuale për të avancuar dhe për t’i shkaktuar humbje Ukrainës”.
Presidenti ukrainas më pas nënvizoi se si bombardimet ruse po shtohen me kalimin e orëve, si dhe përdorimi i dronëve kamikaze.
“Kjo ditë nuk ishte e mjaftueshme që Moska t’i përgjigjej as propozimit për një armëpushim të plotë 30-ditor pas Pashkëve, as propozimit për të paktën zgjatjen e armëpushimit në qiell, duke u përmbajtur nga sulmet me raketa dhe dron kundër infrastrukturës civile. Natyra e veprimeve të Ukrainës do të mbetet simetrike: një armëpushim do të përgjigjet me një armëpushim rus dhe sulmeve ruse do t’iu përgjigjemi me të njëjtat veprime në mbrojtje”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas skadimit të armëpushimit të Pashkëve të shpallur nga Vladimir Putin.
Ai akuzoi Rusinë për shkeljen e armëpushimit të Pashkëve më shumë se 2000 herë, por theksoi se asnjë sulm ajror rus nuk u krye gjatë ditës. “Që nga fillimi i ditës, ushtria ruse ka shkelur armëpushimin e deklaruar nga Putini më shumë se 2000 herë.
Megjithatë, asnjë paralajmërim për sulm ajror nuk u dha sot,” tha Zelensky në Telegram, duke propozuar zgjatjen e armëpushimit për sulmet me dron dhe raketa me rreze të gjatë në infrastrukturën civile me 30 ditë.
Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump foli për një marrëveshje armëpushimi q ëmund të arrihet këtë javë.
“Shpresojmë që Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje këtë javë”, shkroi Donald Trump në “Truth” në mesazhin e tij të parë të qartë që nga armëpushimi i Pashkëve të shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe më pak se një orë para skadimit të tij.
Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, në Tëvë1, ka folur rreth zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ku kandidati i Vetëvendosjes është Faton Peci. Bahtiri është shprehur i bindur se Peci do ta fitojë garën në raundin e parë pa balotazh. “Sigurisht që po, asnjë dilemë. Zoti Peci do
Autoritetet meksikane kanë nisur hetimet pas një zbulimi tronditës në një rrugë që lidh shtetet qendrore të Tlaxcala dhe Puebla, ku u gjetën 6 koka njerëzish. Shoferët që po udhëtonin në aksin rrugor njoftuan policinë pasi zbuluan mbetjet njerëzore, të cilat më pas u konfirmuan nga zyra e prokurorit të Tlaxcalas. Sipas autoriteteve,
Gjykimit special në Hagë fundi mund ti vie në fillimin e 2026-tës. Kështu deklaroi avokati Artan Qerkini. Megjithatë, sipas tij kjo varet edhe prej faktorëve tjerë, raporton Kanal10, transmeton KFVA. “Në bazë të rrjedhave të deritanishme, epilogu mund të pritet ndoshta nga fillim i vitit që vjen. Kjo do të varet nga shumë
Edhe gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi vazhdon të jetë pa konstituim të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e shkurtit. Pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sot në ora 11:00 vazhdon për të 55-në herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në