Përplasje me armë në Shtërpcë, policia arreston dy të dyshuar dhe konfiskon municionin!

 

 

Në orët e para të mëngjesit në fshatin Shtërpcë, policia ka hasur në një grup prej gjashtë personash që po bënin piknik, e për të cilët dyshohet se kanë përdorur armë zjarri.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar armë dhe municione.

Përdorimi i armëve dhe mbajtja pa leje e tyre në Shtërpcë

Më datë 20.04.2025, rreth orës 00:40, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informacion se në fshatin Kashtanjev, komuna e Shtërpcës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas pranimit të informacionit, dy njësi patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një grup prej gjashtë personash që po qëndronin për piknik. Ekzistonte dyshimi se disa prej tyre kishin përdorur armë zjarri.

Gjatë kontrollit të realizuar në vendngjarje, tek të dyshuarit D. F. (40 vjeç) dhe U. A., 25 vjeç, meshkuj, kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar këto armë dhe municione:

1 pushkë gjahu me 3 fishekë dhe 5 gëzhoja

1 revole me 2 karikatorë dhe 23 fishekë

1 revole me 1 karikator dhe 5 fishekë

2 sopata

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme. KFVA.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…