Grenell pajtohet: Kurti është kundër interesave amerikane e kundër paqes, opozita mos ta votojë

 

 

Richard Grenell, emisar i presidentit Donald Trump për misione speciale në botë, ka shpërndarë sonte një qëndrim në X, ku Kurti cilësohet si person kundër interesave amerikane në Ballkan dhe kundër paqes, shkruan Gazeta KFVA.

Ky postim po ashtu ka bashkëngjitur edhe raportimin e Associated Press për zvarritjen dhe bllokadën që po ndodh në Kuvendin e Kosovës, si rrjedhojë e mungesës së numrave për partinë e Albin Kurtit.

”Albin Kurti tani nuk e ka shumicën parlamentare”, shkruan Çeku në postimin që u shpërnda nga emisari Grenell.

”Ai është kundër interesave amerikane në Ballkan. Ai është kundër paqes në Ballkan dhe opozita nuk duhet t’i japë votat për qeverinë e re”, thuhet më tej në këtë postim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…