Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

 

 

Sot parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një sistemi frontal, i cili do të manifestohet me rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku pasdite dhe në mbrëmje, priten rrebeshe të izoluara në zona të caktuara.

Pluhuri saharian do të fillojë gradualisht të largohet.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 20 deri në 50 km/h, raporton meteokosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me vlerat minimale që do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21°C.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…