Industria e ndërtimit në Gjermani del kundër përgjysmimit të numrit të punëtorëve nga Ballkani Perëndimor: Na prek rëndë

 

Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontigjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin eforcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit gazetave “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” (17.04.2025). Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”.

Një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve të huajnë sektorin e ndërtimit vjen nga vendet e ish-Jugosllavisë, tha Müller.

“Zvogëlimi i kontigjentit të rregullores për Ballkanin Perëndimor në maksimumi 25.000 forca pune e prek rëndë ekonominë e ndërtimit.”

Rregulloja e Ballkanit Perëndimor: Kushte të thjeshtuara për vizën dhe lejen e punës

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Migracioni i rregullt në Gjermaninë kuadër të së ashtuquajturës rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të kufizohet me 25.000 persona në vit”, thuhet në marrëvshjen e koalicionit. Aktualisht bazuar në këtë rregullore numri i forcave të punës që tërhiqen në vit nga këto vende është rreth 50.000. Ky kontigjent vjen me kushte të thjeshtuara për dhënien e vizës dhe lejen e punës në Gjermani. Njohja e kualifikimit profesional në Gjermani nuk është kusht./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…