Policia arreston një 74-vjeçar në veri të Mitrovicës, dyshohen për ‘bixhoz dhe skema piramidale’

 

Policia ka zhvilluar një aksion policor në Mitrovicë të Veriut, që kishte cak një kioskë ku dyshohej se ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e bixhozit dhe organizimit të skemave piramidale, raporton Gazeta KFVA.

Me të marrë vesh rastin, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer kontroll në një kioskë “Lotaria e Serbisë” në qytetin e Leposaviqit, ku si prova materiale janë sekuestruar pajisje për organizimin e lojërave të fatit.

Si rezultat i këtij aksioni, Policia ka arrestuar një person i dyshuar D.M, rreth 74 vjeç, me ç’rast kioska I është mbyllur përkohësisht.

Rasti po hetohet në drejtim të veprave penale: “Organizim të Skemave Piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, Policia gjatë operacionit ka gjetur dhe sekuestruar: një aparat për shtypjen e tiketave me pajisje përcjellëse, një reklamë e Lotarisë, një vulë me mbishkrimin e Lotarisë së Serbisë, 10000 (dhjetëmijë) dinarë të Serbisë, si dhe kartela të lojërave të fatit, si dhe materiale tjera që mundësojnë zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…