Avni Dehari mund të zëvendësohet nëse refuzon të drejtojë seancën- Çka thotë rregullorja e Kuvendit?

 

 

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së nëntë ka kryesuar dy seancat e fundit konstituive.

Përgjatë se enjtes Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai bëri të ditur se seanca do të vazhdojë të shtunën nga ora 12:00.

Liderët e partive opozitare e quajtën si tentim për të blerë kohë këtë veprim, teksa thanë se Dehari kapërceu rregullorën kur ftoi përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar me ta jashtë sallës ku mbahej seanca konstituive.

Por, çka parasheh rregullorja e Kuvendit të Kosovës në rast se dikush tenton të bllokojë seancën konstituive?

Sipas Rregullores së Kuvendit, neni 9 pika dy, kur Kryesuesi refuzon të drejtojë seancën atëherë angazhohen deputetë të tjerë.

Nëse deputeti ose deputetët nga paragrafi 1 i këtij neni, mungojnë në seancën konstitutive ose refuzojnë drejtimin e seancës, angazhohen deputetët tjerë sipas kritereve të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni”, thuhet në këtë nen. /KFVA

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…