‘Alarm i kuq’ në Itali/ Moti i keq godet pjesën veriperëndimore, rrugët kthehen në liqene…

 

 

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përmbytjet ekstreme në rrugët e Italisë teksa është lëshuar një alarm i kuq për mot të keq. Veriu i vendit është goditur nga stuhitë, duke shkaktuar rrëshqitje dherash.

Rrugët dhe vendkalimet janë zhytur plotësisht në ujë.  Pamjet e tjera tregojnë sipërfaqe të mëdha toke nën ujë, me fusha që ngjajnë si liqene, raportojnë mediat e huaja.

Raportohet se rajoni i Piemonte, në veriperëndim të Italisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten pasi po përballej me motin e tmerrshëm.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e pamëshirshme goditën zonën, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje masive  trafiku dhe shërbimet hekurudhore. Torino mbylli aksesin në zonat e brigjeve të lumit si masë sigurie dhe një stacion hekurudhor.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…