Murati: Ne s’i kontrollojmë çmimet e energjisë, në rritje ndikoi lufta në Ukrainë

Deputeti Hekuran Murati, i cili thotë se është edhe ministër në largim, ka thënë se Qeveria nuk kontrollon tarift e energjisë elektrike.

Deputeti që vjen nga partia e cila kur ishte në opozitë, kritikonte partitë tjera sa herë rritej ky çmim, para gazetarëve tha se Qeveritë e mëhershme “kanë pasur ndikim në mënyrë të tërthortë”.

“Sa i përket tarifave, ajo që mund të them, si Qeveri në pjesën ku Qeveria ka kontrollë së paku afatshkurt, se Qeveritë e mëhershme kanë pasur ndikim në mënyrë të tërthortë, duke bërë investimet siç kemi avokuar, fatkeqësisht ato nuk janë bërë, ka pasë devijim të projekteve apo tentime për të shku në terrene q ë do të ndikonin në çmim të papërballueshëm” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Tutje, Murati tha se Qeveria nuk ka kontrollë mbi çmimet e importit, dhe se vitet e fundit në rritje ka ndikuar lufta në Ukrainë.

“Ajo që kemi mund, që ka qenë në kontrollin e Qeverisë, është që energjia që KEK e prodhon, sa e shet.

Çka ka ndikuar në rritje të tarifave, mund të jenë dy çështje, kostot operacionale dhe çmimi i furnizimit nga importi, mund të drjetoni pyetje edhe komente te institucioni që merret.

Ne si Qeveri kontrollë nuk kemi mbi çmimet e importit, aq sa kemi në çmimin e naftës. Fatkeqësisht viteve të fundit, për shkak edhe të luftës në Ukrainë dhe politikave të tjera, ka pasur një rritje të çmimeve të energjisë elektrike” – ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…