by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se thirrjet e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të mos shkuar në zyrë të kryeministrit, për shkak të dorëheqjes nga posti i tij, janë “thirrje për pezullim të shtetit”.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka përmendur rastet nga e kaluara, kur siç ka thënë ai Qeveri të udhëhequra nga PDK, LDK, e AAK kanë vazhduar të ushtrojnë funksionin e tyre deri në formimin e qeverisë së re.
Ai paralajmëroi se sot do të merren disa vendime, shkruan KFVA.
“Si parti fituese jemi të interesuar që të ecim drejt formimit të institucioneve së më parë, si qeveri në detyrë jemi shumë të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm që të mos lejojmë vakum institucional, jo për një ditë, orë, por as për një minutë të vetëm. Përkundër thirrjeve të papërgjegjshme të partive opozitare dje për pezullim të shtetit, shteti funksion prej arrestimit të kriminelëve serbë, te digjitalizimi i arkave fiskale e publikimi në Shkodër i projektit hekurudhor. Funksionon edhe sot shteti me vendimet qe kemi para vetes”, tha Kurti.
Ai ka thënë se Ligji për Qeverinë e sqaron që qeveria në dorëheqje duhet të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
“Konstituimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK nuk votuan për verifikimin e mandateve të tyre si deputetë. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jep kryeministër. Qeveria jonë, ky kabinet qeveritar është në detyrë dhe efektivisht i dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti kur edhe e kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë 4-vjeçar. Nga ajo ditë e deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, Qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos qeverinë në një rol kujdestar për të garantuar sigurinë, garancinë dhe funksionin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve tona. Krahas përmbushjes së mandatit të plotë qeverisës që na vë në një rol kujdestar, deri në formimin e qeverisë së re unë në emër të kabinetit tim dje i jam drejtuar Kuvendit me një letër me të cilën i kam njoftuar pas datës j 23 marsi e statusit të qeverisë sonë dhe dorëheqjen time nga posti ekzekutiv, veçse efektiv nga ajo datë dhe sipas Kushtetutës e ligjit në fuqi.
Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim e thënë së buti i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie. Ligji për Qeverinë e bën të qartë që një qeveri në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, neni 30 ndonëse të kufizuara, neni 31, deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Mbledhja sot dhe ushtrimi i kompetencave të tjera qeveritare janë plotësisht të lejueshme, madje edhe ët detyrueshme sipas ligjit. Pra ne kemi funksione të kufizuara por assesi nuk mund të ketë ndalim funksionimi. Shteti nuk mund të ketë vakum në qeverisje, qeveria nuk mund të ketë ndalim funksionimi. Kemi nga e kaluara shembullin e ish kryeministrit Thaçi që ndonëse kishte dhënë betimin e deputetit në korrik të 2014 , kishte vazhduar të jetë kryeministër në detyrë deri në dhjetor të atij viti kur u votua qeveria e re. E kemi shembullin edhe të Ramush Haradinajt, i cili dha dorëheqje në korrik të viti 2019 vetëm për të vazhduar tutje si kryeministër në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë Kurti 1 në shkurt të viti 2020. Gjithashtu e kemi shembullin e ish -kryeministrit Hoti i cili mbeti në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2 në mars 2021, përkundër faktit që Qeveria e tij u shpall e jashtëligjshme nga Kushtetuesja. Në historikun tonë të formimit të institucioneve kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK ndonëse me Kuvend të shpërndarë, një qeveri nga AAK ndonëse e dorëhequr dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK ndonëse e jashtëligjshme kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por një qeveri e udhëhequr nga VV ndonëse ka përmbushur mandatin e rregullt nga u dashka të largohet nga zyret e saj një orë e më parë. Si parti fituese jemi të interesuar që të ecim drejt formimit të institucioneve sa më parë, si qeveri në detyrë jemi shumë të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm që të mos lejojmë vakum institucional, jo për një ditë, orë, por as për një minutë të vetëm. Përkundër thirrjeve të papërgjegjshme të partive opozitare dje për pezullim të shtetit, shteti funksion prej arrestimit të kriminelëve serbë, te digjitalizimi i arkave fiskale e publikimi në Shkodër i projektit hekurudhor. Funksionon edhe sot shteti me vendimet qe kemi para vetes”, tha Kurti në fjalën e tij.
Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës. Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës. Gjatë kontrollit në bagazhet e
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur dje në takim Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Anash temave serioze dhe që mund të shkaktojnë tensione edhe në një diskutim të thjeshtë para gazetarëve e kamerave, siç janë taksat që i ka vendosur Trumpi ndaj importeve, në dhomën e takimit të
Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën për Krasniqin e ngjashëm edhe për Selimin, Prokuroria thotë se përfundimi i paraqitjes së provave nga ana e tyre rrit rrezikun e pengimit të drejtësisë dhe kryerjes së krimeve të tjera. Veç
Ka disa muaj që Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” janë përplasur rreth çështjes së pagesës për shërbimet e mbeturinave. Komuna e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka thënë se pagesa e faturave duhet të bëhet në komunë, por se edhe qytetarët që deri tash këto pagesa i kanë kryer në kompaninë “Pastrimi”, mjafton