Kurti që dje dorëzoi “letrën e dorëheqjes” del në zyrë, thërret mbledhje të Qeverisë

 

 

Kryeministria e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të mbahet mbledhje e qeverisë.

Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit. Mbledhja vjen përkundër faktit se dje,  Kurti, ka dorëzuar letrën e dorëheqjes  së bashku me kabinetin qeveritar, shkruan gazeta KFVA.

Në letër thuhet se Kurti dha dorëheqjen me ministrat për të bërë betimin si deputetë të Kuvendit.

Por seanca e djeshme e Kuvendit dështoi për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Partitë politike që deri së voni ishin në opozitë  vunë në dyshim dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka thënë se partitë e tjera politike, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe u rebeluan kundër betimit të deputetëve.

Ai tha se dështimi i seancës është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…