by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati në një konferencë për media të mërkurën është pytur mes tjerash se si do të marrin pagat këtë muaj, si ministra, apo deputet.
Këtu ai dha një përgjigje të gjatë, duke cituar fillimisht Ligjn për Qeverinë.
“Kur thuhet pse nuk është dhënë dorëheqja, nëse i referohemi ligjit për Qeverinë, kur flitet për përfundimin e mandatit, thuhet se mandate përfundon me përfundimin e mandatit katër vjeçar të Kuvendit.
Funksionet e Qeverisë në dorëheqje, me automatizëm i përshkruhen Qeverisë që ka përfunduar mandatin. Pra dorëheqja si akt është i konsumuar me përfundimin e mandatit më 23 mars” – u shpreh ai fillimisht, transmeton Nacionale.
“Sa i përket asaj se si mund të vazhdohet tutje, e kam dhënë një sqarim dje duke u thirrë në referenca dhe precedanë të kaluar, dmth neni 70 i Kushtetutës, e parasheh që mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse emërohet anëtar i Qeverisë.
Pra nëse një deputet, nga një legjislaturë e re, e po ajo Qeveri do t’i përgjigjet atij Kuvendi, pra kur deputeti kalon ministër, përfundon mandate” – shtoi Murati.
Në fund, ai citoi ish-kryeministrin Albin Kurti, ku sipas tij, “deri në Qeverinë Kurti 3 do të ketë Qeveri Kurti 2”.
“Sa i përket asaj se si trajtohet një Qeveri në detyrë apo ministër që merr mandatin, praktikat tregojnë se ministrat dhe kryeministrat dhe pasi kanë dhënë betimin si deputet, prap janë kthy dhe kanë marrë vendime si ministër në detyrë.
Dorëheqja e dhënë apo e konsumuar me përfundimin e mandatit nënkupton që nuk ka konflikt deri në zgjedhjen e institucioneve të reja, pro siç e tha kryeministri, deri në Qeverinë Kurti 3 do të ketë Qeveri Kurti 2” – tha Murati.
Megjithatë, pasi u pyet sërish mbi këtë çështje, Murati tha se do të paguhet si ministër.
“Pagat do të vazhdojmë t’i marrim si Qeveri në detyrë, derisa kryejmë këtë funksionin, por gjithsesi do t’i shohim praktikat e kaluara që besoj se e reflektojnë të njëjtën”
Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës. Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës. Gjatë kontrollit në bagazhet e
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur dje në takim Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Anash temave serioze dhe që mund të shkaktojnë tensione edhe në një diskutim të thjeshtë para gazetarëve e kamerave, siç janë taksat që i ka vendosur Trumpi ndaj importeve, në dhomën e takimit të
Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën për Krasniqin e ngjashëm edhe për Selimin, Prokuroria thotë se përfundimi i paraqitjes së provave nga ana e tyre rrit rrezikun e pengimit të drejtësisë dhe kryerjes së krimeve të tjera. Veç
Ka disa muaj që Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” janë përplasur rreth çështjes së pagesës për shërbimet e mbeturinave. Komuna e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka thënë se pagesa e faturave duhet të bëhet në komunë, por se edhe qytetarët që deri tash këto pagesa i kanë kryer në kompaninë “Pastrimi”, mjafton