Dështon konstituimi i Kuvendit, ndërpritet seanca

 

 

 

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e kësaj seance pas dështimit të votimit të Raportit të Komisionit të Përkohshëm për Verfikimin e Mandateve, shkruan Gazeta KFVA.


Pasi nuk u arrit shumica prej 61 deputetësh në votimin për verifikimin e mandateve, seanca fillimish u ndërpre nga kryesuesi i seancës konstituive.

Kjo është hera e parë në histori të Kuvendit të Kosovës që dështon verifikimi i mandateve, pasi opozita nuk pranoi që të votojë pa dhënë dorëheqje të gjithë anëtarët e qeverisë që po kërkojnë të marrin mandatin e deputetit.

Kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës pas një pauze të shkurtër dhe më pastaj po ashtu tregoi se do t’i drejtohet me një letër presidentes së Kosovës se si të procedohet tutje.

Duhet theksuar se seanca konstituive nuk mund të ndërpritet për më gjatë se 48 orë, edhe pse akterë të VV-së paralajmëruan se mund t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…