Kosovë Lajme

Deputetët e NISMËS votojnë njëjtë me ata të VV-së për Raportin e verifikimit të mandateve

 

 

Deputetët e NISMA Socialdemokrate kanë votuar njëjtë sikur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për Raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve .

Në sallë janë të pranishëm 119 deputetë.

Raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave.

Këtë raport e kanë votuar vetëm 52 deputetë.

PDK, LDK dhe AAK-ja kanë votuar kundër këtij raporti.