Tensionet Presidencë-Qeveri, Osmani shpërthen ndaj Kurtit: Unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës

 

Një konflikt Presidencë-Qeveri, u inicua disa ditë më parë kur presidentja Osmani kërkoi nga qeveria që të pezullojë taksën prej 10% që Kosova e ka të vendosur ndaj mallrave të SHBA-së. Pasi Qeveria në detyrë deri më tani nuk e ka përfillur propozimin e saj Osmani ka folur plot pezm duke thënë  se “është presidente e Kosovës” dhe jo e Serbisë.

Ajo vlerëson se propozimi në fjalë është dashur të mirëpritet nga Qeveria.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

“Unë pash në fakt refuzim, në praktikë,  kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.

Ajo e ka quajtur të turpshëm faktin që Serbia ka zero taksa, ndërsa aleatit tonë SHBA-së i është vënë taksa.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i kishte reaguar ashpër presidentes Vjosa Osmani, duke i thënë se temat si kjo për taksën trajtohen larg mediave dhe “publiku njoftohet kur të merret vendimi”.

Më pas zëdhënesi i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, kritikoi ashpër ministrin e Financave, duke e akuzuar për mungesë serioziteti dhe respekti institucional.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…