Seanca konstituive e Kuvendit, PDK s’do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentar

 

 

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku, pas regjistrimit si deputet, ka thënë se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentar.

“Nuk do të marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës dhe sigurisht që zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i Republikës së Kosovës dhe me të besoj që do të krijohet stabiliteti edhe qëndrueshmëria në vend”, tha ai.

Ai u pyet nëse kanë diskutuar me parti tjera që të mos votohet kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë.

“Sigurisht që ne i bëjmë thirrje që të ketë një qëndrueshmëri në premtimet që kanë bë në lidhje me mos dhënien e mundësisë së Kurtit 3 në Kosovë. Sigurisht që në këtë pjesë do të shihet nesër se si do të veprojnë… Nuk ka asnjë dakordim konkret”, tha ai.

Lushtaku u pyet nëse do të lëshojnë pe nga posti i kryeministrit në rast se Kosova do të ketë një qeveri të opozitës.

“Besoj që e ka bo PDK të qartë se e ka pozitën që na ka besu qytetari me mundësinë e dytë për formimin e qeverisë, andaj besojmë që ne qëndrojmë në premtime tona”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…