Rritet inflacioni në mars: Gati tre për qind më i lartë sesa marsin e vitit të kaluar

 

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në Kosovë është rritur për 2.9 për qind në mars 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te produktet ushqimore si: kafe, çaj dhe kakao (+17.1%), perime (+8.7%), mish (+8.3%) dhe produktet e qumështit (+7.1%). Po ashtu, janë shënuar ngritje çmimesh edhe në shërbimet transportuese, hoteleri, kujdes personal dhe financa, sipas ASK.

Inflacioni mujor për marsin 2025 është vlerësuar në 0.8 për qind.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…