by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja Vjosa Osmani tha se partnerët po pyesin se a do të zgjidhet qeveria e re deri në maj, kur Komiteti i Ministrave pritet ta shqyrtojë sërish anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Ajo tha se nuk do të duhej që mosformimi i qeverisë së re t’u jepej si arsyetim disa shteteve për ta shtyrë këtë vendim.
“Në aspektin praktik nuk do të duhej sepse presidenca udhëheq politikën e jashtme dhe Qeveria nuk ka kompetenca te limituara për kundër faktin që është në detyrë nga 22 marsi e tutje. Megjithatë, në aspektin e imazhit krijon një imazh të tillë. Dje kisha disa biseda me partnerët tanë pikërisht sa i përket votimit në maj në komitetin e ministrave dhe shumë prej tyre pyesnin se a do të zgjedhet Qeveria deri në atë moment etj etj. Pra krijohet një imazh i cili pastaj iu jep arsyetim disa shteteve të thotë “ta shtyjmë edhe një herë”. Pra nuk do të duhej që ne t’iu jepnim askujt një arsyetim të tillë shpresoj që do të kemi Qeverinë dhe do të kemi Kuvendin e konstituar shumë shpejt”, tha ajo.
Osmani tha se vendi ka nevojë për “qeveri stabile”.
“Kosova ka nevojë të ketë qeveri stabile tani sa është gjithëpërfshirëse është ajo në aspektin partiak i takon partive të vendosin nuk më takon mua si presidente të ndërhyjë në atë proces, me rëndësi është të kemi Qeveri të votuar në Parlamentin e Kosovës, Qeveri që e respekton Kushtetutën dhe që mbi të gjitha vendos interesin e republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo është më rëndësi”, tha ajo nga Antalia, ku shkoi për Forumin e Diplomacisë.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka dal me reagim pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, shkruan KFVA. Hoti përmes një postimi ka deklaruar se “vendit i shërbehet duke respektuar Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve, duke treguar maturi politike në çdo rrethanë, duke treguar gjithmonë përkushtim ndaj interesit të shtetit, duke treguar gatishmëri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ramush Haradinaj ka reaguar pasi sot ka dështuar seanca konstituive, shkruan gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA, Haradinaj përmes një postimi i në llogarinë e tij në Facebook fajësojë Kurtin për bllokimin e konstituimit të Kuvendit. “Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se akuzat e partisë fituese për bllokim të Kuvendit nisën të bëhen në drejtim të tyre pas një bisede që doli në media ku ish-ministri Elbert Krasniqi fliste me “A.K” për krijimin e institucioneve e ku u përmenden “4 vota të Listës Srpska”. “Manovrat e Albin
52 vota kanë qenë të pamjaftueshme për të kaluar raportin e Komisionit për Verifikimin e mandateve. Partitë opozitare kanë kërkuar nga Kurti dhe ministrat e tij që të respektojnë ligjin dhe të japin dorëheqje formale nga pozitat e tyre, në mënyrë që të marrin mandatin e deputetit. Kjo ka çuar fillimisht në një