Lushtaku: PDK-ja e voton vetëm Bedri Hamzën për kryeministër

 

Mërgim Lushtaku, deputet i zgjedhur i PDK-së, thotë se partia e tij voton vetëm Bedri Hamzën për kryeministër. “Ne nuk do të marrim pjesë në votim nëse nuk kemi një zgjedhje të qëndrueshme për Kosovën.

Zgjedhja e qëndrueshme për Kosovën, është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i qeverisë së Kosovës dhe me të besoj se do të krijohet qëndrueshmëria në vend.

Ne i bëjmë thirrje edhe individuale, por sigurisht se ka edhe takime mes partive politike që të ketë një qëndrueshmëri rreth premtimeve që kanë bë për moszgjedhjen e Kurtit kryeministër.

Do të shihet nesër se si do të veprojnë.

Nuk ka ndonjë dakordim konkret deri tani. E dimë shumë mirë që kemi një procedurë, ajo është që t’i jepet mundësia partisë së parë”, tha Lushtaku

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…