Kallas për Ballkanin Perëndimor: Po shohim tensione që rriten, të vazhdojmë më procesin e zgjerimit

 

 

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka arritur në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po mbahet në Luksemburg.

Ajo para gazetarëve ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për “shumë tema”. Kallas ka thënë se fillimisht do të flasin për Ukrainën.

“Janë bërë një muaj që kur Ukraina u pajtua për armëpushim pa kushte, por se kemi parë këtë nga ana e Rusisë”, tha ajo.

“Këtë vit shtetet evropiane kanë arritur ndihmat në 23 miliardë euro, më shumë se vitin e kaluar. Por duhet të bëjmë më shumë presion ndaj Rusisë që të ndalet lufta”, shtoi ajo.

Kallas foli edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Kemi pasur një darkë të mirë dje duke diskutuar me miqtë nga Ballkani Perëndimor. Ne shohim tensione që rriten dhe definitivisht duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit sepse kjo është diçka vërtetë e prekshme dhe ne vërtetë kemi nevojë për storie suksesi”, tha ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…