by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar një ditë para konstituimit të kuvendit, shkruan KFVA.
Haradinaj tha se si parti kanë një kërkesë për Vetëvendosjen, që të shkojë në opozitë.
“E kemi një kërkesë për Vetëvendosjen që ata me dalë në opozitë, ndërsa për opozitën nuk kemi asnjë kusht”, tha Haradinaj.
Haradinaj foli edhe për partnerin e tij të koalicionit gjatë zgjedhjeve të 9 shkurti, Fatmir Limajn, për të cilin tha se nëse pozicionohet me pushtetin atëherë ky veprim sipas tij është i turpshëm.
“Nuk kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e Limajt. Ka qenë i vështirë krijimi i shumicës nga opozita, pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë, edhe nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne. Por është një ndarje e turpshme, pasi kemi kërkuar vota për ndryshim dhe sjellja e tyre, veprimi i tyre është mjaft i turpshëm”, tha kreu i AAK-së./
Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike për 16%, disa furra në Prishtinë kanë rritur çmimet për disa produkte, e gjatë javës së ardhshme me çmime më të larta produktet do të jenë në të gjitha furrat në kryeqytet. Një nga furrat në kryeqytet të dielën ka filluar të shesë produkte me çmimet
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi ishullin indonezian Seram, njoftoi sot Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ). Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton Reuters. Nuk pati raportime për dëme apo viktima të mundshme.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sora, në provincën Frosinone të Italisë, ku një 50-vjeçar humbi jetën nga mbytja teksa hante një fetë proshutë gjatë drekës së Pashkëve. Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës së drekës, përballë familjarëve me të cilët ai ndante ditën e festës. Viktima,
Shtëpia e Bardhë e ka ndryshuar plotësisht funksionin e faqes federale covid.gov, e cila fillimisht ofronte informacion për pandeminë dhe mënyrën për të porositur testet. Tani është një faqe interneti e përkushtuar tërësisht për teorinë e Presidentit Donald Trump se pandemia e COVID-19 e ka origjinën nga një laborator kërkimor në Wuhan, Kinë.