by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në Gjermani është arritur një marrëveshje e re për formimin e qeverisë së ardhshme, nën drejtimin e kancelarit të pritshëm Friedrich Merz (CDU).
Në qendër të kësaj marrëveshjeje janë politikat e reja të migracionit, kufizimi i ndjeshëm i Rregullores së Ballkanit Perëndimor dhe ndryshimet në ligjin për shtetësinë. Sipas kontratës qeverisëse, kuota vjetore për leje pune për qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të përgjysmohet – nga 50.000 që u vendos vitin e kaluar, në 25.000.
Kjo prek drejtpërdrejt qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.
Ekspertët argumentojnë se sistemi i migracionit duhet të bazohet më shumë në kualifikime profesionale sesa në origjinën gjeografike.
Migracioni: Kontrolle dhe kthime
Po ashtu, do të ashpërsohen rregullat për marrjen e shtetësisë gjermane: në të ardhmen, ajo nuk do të mund të merret më pas tre vitesh qëndrimi, por vetëm pas pesë vitesh.
Masat përfshijnë gjithashtu ndalimin e bashkimeve familjare për disa kategori refugjatësh dhe përfundimin e pranimeve vullnetare, përfshirë për ata nga Afganistani.
Kancelari i ardhshëm Friedrich Merz e përshkroi marrëveshjen si një “sinjal të fortë për Evropën”, duke shtuar se “Gjermania është në rrugën e duhur”, se “Evropa mund të mbështetet te Gjermania”, dhe – në drejtim të presidentit amerikan Donald Trump – se Gjermania do të përmbushë detyrimet në fushën e mbrojtjes dhe do të rrisë konkurrueshmërinë e saj.
Përtej migracionit, marrëveshja parashikon masa për të ringjallur ekonominë gjermane pas tre vitesh recesion: ulje taksash për sipërmarrjet, përjashtim nga tatimi i orëve shtesë të punës dhe më shumë fleksibilitet për pensionistët që duan të punojnë.
Ndërkohë, Ballkani Perëndimor mbetet në axhendën ndërkombëtare të Berlinit. Procesi i Berlinit do të vijojë si platformë për mbështetjen e vendeve të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian./
Pamje të regjistruara pasditen e së enjtes në zonën e Brrylit, në Durrës, tregojnë momentin kur çadrat dhe shezlongët u “përmbytën” nga një rrymë e papritur detare. Ende nuk dihet shkaku i kësaj batice që ndodhi brenda pak minutash dhe shkaktoi panik te pushuesit, të cilët u larguan me nxitim nga plazhi. Kapiteneria
Është një armatë mbresëlënëse që Uashingtoni po dërgon drejt Detit të Karaibeve. Tre shkatërruesit USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson, së bashku me një total prej 4,000 marinsash, synojnë t’i dërgojnë Venezuelës një sinjal të pagabueshëm se Presidenti i SHBA-së Donald Trump këtë herë e ka seriozisht luftën kundër trafikut të
Dy zyrtarë publik janë arrestuar sot nën dyshimin për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’’, shkruan KFVA. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se personat e ndaluar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ,nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar se Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025. Gjatë qëndrimit, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë disa