by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë detaje nga pjesëmarrja e saj në Forumin Diplomatik të mbajtur në Antalya, ku zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.
Përveç takimeve me homologë të saj, Osmani u takua edhe me ministrat e Jashtëm të disa shteteve afrikane dhe aziatike, ku fokusi kryesor ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me rëndësi strategjike për vendin.
Në bisedimet me zyrtarët e lartë nga Sudani, Kenia, Jordania, Tanzania, Çadi dhe Nigeri, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim në interes të përbashkët, bëhet e ditur nga Presidenca.
”Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, zhvillova takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, z. Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, z. Musalia Mudavadi, Jordanisë, z. Ayman Safadi, të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, z. Bakary Yaou Sangaré.
Të gjitha këto takime ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë. Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e alencave të reja.
Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë”.
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agon Dobruna, ka deklaruar se është larguar nga një konferencë rajonale e nivelit të lartë që u mbajt në Tiranë, me arsyetimin se Kosova aty u prezantua me fusnotë. Dobruna ka thënë se për shkak të fusnotës me referencën “Rezoluta 1244 e OKB-së”, u largua nga konferenca dhe s’e nënshkroi
Vasfije Krasniqi, gruaja që para disa vitesh doli publikisht dhe foli për dhunën seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë ka reaguar pas rrëfimit publik të Ramadan Nishorit. Ajo ka thënë se i kujtohet dita kur e ka thirrë Nishori atë dhe e ka ndarë dhimbjen me të. “I dashur Ramadan, E
Disa fotografi të reja satelitore e shfaqin atë që mund të jetë luftanija më e madhe ndonjëherë e Koresë së Veriut, me gjasë mbi dyfish më e madhe se secila anije tjetër në flotën e këtij shteti aziatik. Në fotografitë e shkrepura më 6 prill nga kompanitë e pavarura satelitore, “Maxar Technologies” dhe “Planet Labs”, anija shihet
Flutura Nishori, vajza e Ramadan Nishorit, të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka thënë se është krenare më babain e saj që sot u rrëfye për herë të parë, transmeton KFVA. Ajo tha se në mesin e mijëra zërave të heshtur, një burrë ka pasur guximin të flasë. Flutura ka shtuar