by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Më shumë se 20 persona kanë vdekur pas një sulmi me raketa ruse në Sumy, ka njoftuar kryebashkiaku në detyrë i qytetit verior të Ukrainës.
Në një deklaratë në Telegram, Artem Kobzar tha se të paktën 21 u vranë pasi “armiku nisi një sulm me raketa ndaj civilëve”.
Shërbimi i emergjencave shtetërore të Ukrainës tha në një deklaratë: “Një sulm i tmerrshëm nga raketat balistike ruse në Sumy”.
“Raketat e armikut godasin një rrugë të zakonshme të qytetit, një jetë të zakonshme, shtëpi, institucione arsimore, vetura në rrugë.”
Shërbimi tha se të dhënat paraprake treguan se kishte “dhjetëra civilë të vdekur dhe të plagosur”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar tani. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë duke punuar”, shtuan ata.
Ndryshe, Sumy është një qytet në Ukrainën verilindore që ndodhet afër rajonit Kursk të Rusisë.
Kjo nuk është hera e parë që Sumy sulmohet.
Muajin e kaluar, rreth 90 persona u plagosën pasi Rusia goditi rajonin.
Sulmi ndodh ditën kur Rusia po zhvillonte bisedime me SHBA-në në Arabinë Saudite për një armëpushim të mundshëm
Pamje të regjistruara pasditen e së enjtes në zonën e Brrylit, në Durrës, tregojnë momentin kur çadrat dhe shezlongët u “përmbytën” nga një rrymë e papritur detare. Ende nuk dihet shkaku i kësaj batice që ndodhi brenda pak minutash dhe shkaktoi panik te pushuesit, të cilët u larguan me nxitim nga plazhi. Kapiteneria
Është një armatë mbresëlënëse që Uashingtoni po dërgon drejt Detit të Karaibeve. Tre shkatërruesit USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson, së bashku me një total prej 4,000 marinsash, synojnë t’i dërgojnë Venezuelës një sinjal të pagabueshëm se Presidenti i SHBA-së Donald Trump këtë herë e ka seriozisht luftën kundër trafikut të
Dy zyrtarë publik janë arrestuar sot nën dyshimin për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’’, shkruan KFVA. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se personat e ndaluar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ,nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar se Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025. Gjatë qëndrimit, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë disa