Presidenca e Sirisë i referohet Kosovës si Republikë në njoftimin për takimin me Osmanin

 

 

Presidenca e Sirisë ka njoftuar për takimin që pati presidenti sirian me presidenten Osmani.

Në njoftim, Kosova quhet si republikë. Kjo për herë të parë, pasi Siria nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti i Republikës Arabe të Sirisë, z. Ahmad Al-Shara, dhe Shkëlqesia e Tij, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Asaad Al-Shaibani, u takuan me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë”, thuhet në njoftimin që ka publikuar presidenca e Sirisë.

 

Për takimin njoftoi edhe Vjosa Osmani.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…