Macron zbuloi pse nuk është entuziast për pauzimin e tarifave nga Trump

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur lidhur me vendimin amerikan për tarifat doganore dhe ka deklaruar se pezullimi i përkohshëm i hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të sjellë stabilitet në treg.

Në një deklaratë në rrjetin social X, Macron tha se pauza e përkohshme prej 90 ditësh për vendosjen e këtyre tarifave është një sinjal për negociata. Megjithatë, sipas Macron, pauza nuk i zgjidh problemet.

“Tarifat prej 25 për qind për çelikun, aluminin dhe veturat, si dhe tarifat prej 10 për qind për të gjitha produktet e tjera, vazhdojnë të ekzistojnë. Ato përfaqësojnë 52 miliardë euro të ardhura për Bashkimin Evropian. Kjo pauzë do të thotë 90 ditë pasiguri për të gjitha bizneset tona, në të dy anët e Atlantikut”, tha Macron.

 

Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i Evropës mbetet i pandryshuar “ne do të negociojmë për heqjen e këtyre tarifave të padrejta dhe do të arrijmë një marrëveshje të balancuar, pa asimetri. Së bashku me Komisionin Evropian, duhet të jemi të fortë. Evropa duhet të vazhdojë të punojë për të gjitha kundërmasat e nevojshme dhe të aktivizojë të gjitha mjetet në dispozicion për t’u mbrojtur, si dhe për të parandaluar që rrjedhat nga vendet e treta të shqetësojnë tregun tonë”.

Në fund, Macron deklaroi se Franca, bashkë me të gjithë evropianët, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ndërmarrjet dhe të gjithë sektorët ekonomikë evropianë.

“Franca është gati. Duhet të jetë edhe Evropa. Të qëndrojmë me mendje të kthjellët, të bashkuar dhe të mbrojmë me vendosmëri interesat tona. Kemi të drejtë të luftojmë. Janë në rrezik vendet e punës dhe jeta e komuniteteve tona”, përfundoi presidenti francez.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të pauzojë tarifat doganore që i kishte vendosur javë më parë për disa vende, pos Kinës, Meksikës dhe Kanadasë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…