Foto e fundit pak çaste para tragjedisë me helikopter në New York – CEO i Siemens Spanjë së bashku me gruan dhe tre fëmijët

 

 

Agustin Escobar, president dhe CEO i Siemens Spanjë, ka humbur jetën në një aksident tragjik me helikopter, së bashku me bashkëshorten e tij, Merce Camrubi Modal, dhe tre fëmijët e tyre të mitur – të moshave 4, 5 dhe 11 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin Hudson, në New York, shkruan cnn.

Vetëm pak çaste para nisjes, Escobar ishte fotografuar duke buzëqeshur pranë familjes së tij, në ato që do të rezultonin të ishin momentet e fundit të jetës së tyre. Në një tjetër fotografi, të gjithë shihen brenda helikopterit Bell 206L-4 LongRanger IV, pak minuta para nisjes së fluturimit fatkeq.

 

Sipas raportimeve fillestare, helikopteri u rrëzua vetëm 17 minuta pas ngritjes, si pasojë e një defekti teknik – humbjes së helikës së bishtit – çka çoi në një rënie të pakontrolluar në ujërat e lumit Hudson. Pamjet filmike të publikuara tregojnë momentin dramatik të aksidentit.

Familja Escobar kishte arritur në New York më herët atë ditë, për një udhëtim pushimi.

Agustin Escobar kishte marrë drejtimin e Siemens Spanjë në fund të vitit 2022. Me mbi 25 vite përvojë në pozicione drejtuese në SHBA, Amerikën Latine, Spanjë dhe Gjermani, ai konsiderohej një figurë e respektuar dhe me ndikim në botën e biznesit ndërkombëtar.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…