Shitjet e Tesla po bien, ato të Volkswagen po rriten

Shitjet globale të grupit Volkswagen janë rritur në tremujorin e parë, pasi prodhuesi gjerman i automjeteve ka përfituar nga kërkesa më e lartë për automjetet e tij elektrike.

Dërgesat janë rritur me 1,4 për qind në 2,13 milionë automjete, ku një rol të rëndësishëm ka luajtur rritja prej 3 për qind në Evropën Perëndimore dhe 4 për qind në Amerikën e Veriut, sipas një njoftimi nga VW më 9 prill, të cilin e ka transmetuar Automotive News Europe.

Grupi VW ende po mbetet pas në Kinë, ku shitjet e tij kanë rënë me 7 për qind përkundër faktit se prodhuesi i automjeteve ka ende një pjesëmarrje të fortë në tregun e motorëve me djegie të brendshme prej 22 për qind. Të gjitha markat e mëdha të grupit kanë pasur shitje më të larta në këtë tremujor, me automjetet personale VW me 5,1 për qind, Skoda me 8,2 për qind dhe Seat/Cupra me 5,9 për qind.

Shitjet e Tesla vazhdojnë të bien në të gjithë Evropën, pavarësisht nga lansimi i Model Y Juniper

Ndër markat premium, shitjet e Porsche kanë rënë me 7,9 për qind, volumi i Bentley ka rënë me 4,7 për qind, dhe dërgesat e Audi kanë rënë me 3,4 për qind. Shitjet e Lamborghini janë rritur me 13 për qind. Shitjet globale të automjeteve elektrike me bateri të grupit janë rritur me 59 për qind në 216800 njësi gjatë tre muajve të parë.

Shitjet e automjeteve elektrike janë dyfishuar në Evropë me 158100 automjete dhe janë rritur me 51 për qind në SHBA me 19900 automjete, dy rajonet kyçe të shitjeve të Teslës. Megjithatë, shitjet kanë rënë ndjeshëm me 37 për qind në Kinë, me 25900 automjete, ku dominon markat lokale të udhëhoqura nga BYD.

VW është ndër prodhuesit e automjeteve që përfitojnë nga shmangia e konsumatorëve ndaj Teslës për shkak të aktiviteteve politike të Elon Musk në Evropë dhe lidhjeve me administratën e presidentit të SHBA, Donald Trump. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…