Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres  ka thënë se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar duke mos lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza për më shumë se një muaj.

“Gaza është shndërruar në një terren stërvitor për vrasje”, ka thënë kreu i OKB-së, duke folur për përkeqësimin e situatës humanitare.

Izraeli pretendon se nuk ka mungesë të furnizimeve në Gaza dhe akuzon Hamasin se përdor ndihma humanitare për të rindërtuar makinën e tij të luftës.

Komentet e tij vijnë pasi krerët e gjashtë agjencive të OKB-së u bënë thirrje liderëve botërorë që të veprojnë urgjentisht për të siguruar që ushqimi dhe furnizimet të arrijnë tek palestinezët atje.

Ministria e Jashtme e Izraelit këmbënguli se kishte ushqim të mjaftueshëm në Gaza dhe akuzoi Guterres për “përhapjen e shpifjeve kundër Izraelit”.

Në fjalimin e tij para gazetarëve, Guterres tha se Izraeli, si fuqi pushtuese, kishte detyrime sipas ligjit ndërkombëtar për të siguruar që ushqimet dhe furnizimet mjekësore të shkojnë për popullatën.

“Rruga aktuale është një rrugë qorre – krejtësisht e patolerueshme në sytë e ligjit dhe historisë ndërkombëtare”, tha Guterres, raporton BBC.

Related Posts

  •     Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit. Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së

  •     19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ai është ndarë sonte nga jeta, ndërsa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK. Rastin për, e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi. I riu, nga ky aksident fatal ditë më

  •     Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç. “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë

  •     Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se disa fshatra të kësaj komune po përballen me zjarre të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ai ka thënë se bashkë me drejtorin e DSHPE-së, Qendrim Millakun, ndodhen në terren dhe janë në koordinim të plotë me ekipet