Osmani: Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë Amerika ishte aty për ne – do ta forcojmë aleancën edhe me presidentin Trump

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të fundit ka thënë se Kosova synon të forcojë aleancën me SHBA-në gjatë administratës Trump.

Osmani në intervistën e dhënë për influencerin e njohur australian, Mario Nawfal, ka thënë se që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne.

Osmani ka deklaruar se shpërbërja e Jugosllavisë kishte nisur në momentin kur Sllobodan Millosheviq kishte filluar t’i luftojë të gjithë ata që s’mendonin si ai, duke filluar me Slloveninë e Kroacinë, pastaj Bosnje e Hercegovinën dhe në fund edhe me Kosovën.

Presidentja e Kosovës ka thënë se lufta e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë nuk ishte thjesht për territor, por ishte një luftë kundër civilëve, grave e fëmijëve, sepse siç thotë shefja e shtetit të Kosovës, regjimi i Millosheviqit deshi të shkaktojë një dëm ndër gjenerata në Kosovë.

Presidentja e Kosovës ka thënë se qëllimi i Sllobodan Millosheviqit ishte qe të zhdukte shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut dhe se një gjë të tillë mrekullisht e ndalën demokracitë e botës në krye me SHBA-në. Prandaj thotë Osmani, Kosova sot është vendi më pro-amerikan në botë.

“Millosheviqi deshi t’na fshijë nga faqja e dheut. Dhe mrekullisht demokracitë nga e gjithë bota na shpëtuan, që u drejtuan nga SHBA-ja dhe shpëtuan jetët tona. Prandaj është shumë normal të them se Kosova sot është vendi më pro-amerikan në botë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar Kosova do të qëndrojë: e pathyeshme, e palëkundur, e përjetshme, ashtu si edhe aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…