Kthesë e ftohtë: Reshje bore dhe shi, temperaturat zbresin nën zero!

 

 

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë orëve të mëngjesit.

Në vijim priten reshje lokale shiu, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë rrebeshi, ndërkaq në zonat malore parashikohen reshje të reja bore.

Po ashtu, në orët e mbrëmjes pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë fjollë bore edhe në zona më të ulëta, raporton Meteo Kosova, transmeton KFVA.

Qendra ciklonike, e shoqëruar nga një sistem frontal, do të kalojë kryesisht përmes Detit të Zi dhe Turqisë. Fillimisht, kjo do të sjellë reshje të dendura shiu në Turqi, e më pas, me avancimin e saj brenda territorit, do të sjellë reshje të dendura bore në pjesën më të madhe të vendit.

Meqenëse Rrafshi i Kosovës do të jetë më afër kësaj mase të ftohtë, priten erëra nga veriperëndimi, të cilat në këtë rajon herë pas here pritet të jenë mjaft të fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 60 km/h. Ndërkohë, në Rrafshin e Dukagjinit do të fryjnë erëra më të lehta, kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 14°C.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…