“Asnjë cent më shumë” – nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

Paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15%, kanë nxitur reagimin e qytetarëve. Të shtunën e kaluar më 5 prill u protestua në Prishtinë, ku u kërkua që të mos merret vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

E një protestë e njëjtë do të mbahet sërish nesër në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet me fillim nga ora 12:00.

Aktivisti i Iniciativës “Asnjë Cent Më Shumë”, Besnik Shabiu ka ftuar qytetarët për mobilizim për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkohet anulimi i vendimit të paralajmëruar

Lexo po ashtuPërfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkohet anulimi i vendimit të paralajmëruar

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur zhgënjimin ndaj institucioneve për mungesën e vullnetit për dialog dhe përzgjedhjen e gjuhës së arrogancës në vend të bashkëpunimit.

Sipas Shabiut, kërkesat për debat publik janë refuzuar, ndërsa propozimet me analiza dhe zgjidhje konkrete janë shpërfillur ose janë dërguar qëllimisht në adresa të pasakta.

Ai thekson se pas protestës së 5 prillit, autoritetet kanë filluar të ndryshojnë mënyrën e komunikimit, duke përdorur, sipas tij, “lojëra fjalësh” për të justifikuar vendimin për rritjen e çmimeve.

“E vetmja mënyrë për të vazhduar komunikimin është që të tërhiqet menjëherë vendimi për rritjen e çmimit të energjisë. Vetëm atëherë mund të ulemi dhe të diskutojmë si qytetarë të barabartë,” ka deklaruar ai.

Me moton #asnjecentmëshumë, organizatorët kërkojnë të dërgojnë një mesazh të qartë se qytetarët nuk do të pranojnë vendime që rëndojnë më tej barrën ekonomike të familjeve.

“Deri të premten ju zonja e zotërinj keni kohë të tërhiqeni nga ky vendim skandaloz. Mos e provokoni nervin e qytetarit të kësaj republike.,” përfundon thirrja e tij. /KFVA/

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…