Mimoza ja nis e kfjellet: Qeveria s’formohet pa marrëveshje gjithëpërfshirëse!

 

 

Pas kryetarit të Kuvendit, edhe shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e ka konfirmuar se nuk kanë vota për formimin e qeverisë.

“Edhe në të kalumen, Qeverinë Kurti 2, përkundër që e kemi pasë një shumicë me 10 deputetë më shumë, kanë fillu, domethënë, koalicioni, gjegjësisht arsyeja e lidhjes së koalicionit ose një bashkëpunimi formal ka qenë me këto parti. Me këto është edhe njëfarë forme – janë edhe vendet e garantume edhe në Kuvend, edhe në Qeveri. Njëjtë edhe për pakicën tjetër apo komunitetin e një shumice tjetër, por gjithsesi që ka pasur trajtim në kuptimin e bashkëpunimit ose një vazhdimësie të komunikimit prej edhe mandatit të kalum”, tha Kusari-Lila në KFVA.

“Nuk është më e lehtë, është pak më e vështirë, qysh e kemi pa – numrat e tregojnë që vetëm me komunitetet joshumicë, si herën e kalume, nuk ka me qenë e mjaftueshme ose nuk është e mundshme të arrihet numri 61 i minimumit që duhet për një Qeveri të votohet. Prandaj kjo është tashmë një punë e cila ka me vazhdu procesin dhe e cila ka me shty përpara gjithsesi diskutim të mëtutjeshëm mbi formën e mënyrën e arritjes së këtij numri”, deklaroi Kusari-Lila.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…