by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kush nuk i kujton skenat legjendare të filmave të Bud Spencer dhe Terence Hill, ku përveç grushteve dhe humorit, shfaqeshin gjithmonë edhe pjatat e bollshme me fasule?
E pikërisht ky detaj kinematografik është kthyer në një sukses të madh tregtar nga familja e aktorit të ndjerë. Në më pak se dy vite, familja Pedersoli ka arritur të kthejë një ide nostalgjike në një biznes me të ardhura që pritet të kapë shifrën e 10 milionë eurove në vitin 2025.
Gjithçka nisi me një ide të thjeshtë: të sjellin në treg recetën e famshme të fasuleve që Bud Spencer hante në filmat e tij. Dhe jo thjesht si një marketing kalimtar, por si një produkt të qëndrueshëm dhe të kërkuar. Nëpër raftet e supermarketeve italiane, fytyra ikonike e Bud Spencer tashmë duket nëpër kavanozë mes qiqrave dhe bizeleve, me etiketën: “Fasule sipas recetës origjinale”.
Pas produktit qëndron kompania Bud Power, e krijuar në vitin 2022 nga familja Pedersoli. Në vitin e parë, kompania kishte vetëm 56 mijë euro të ardhura, ndërsa në 2023 u rritën në 624 mijë euro, pavarësisht një humbjeje prej mbi 100 mijë euro. Por gjithçka ndryshoi me lançimin e fasuleve në treg në maj të 2024-ës.
Sot, produkti përfaqëson rreth 70% të xhiros së kompanisë. Bud Power është regjistruar si një startup inovativ që, përveç fasuleve, po zhvillon edhe produkte të tjera si snack-e dhe pije.
Fasulet prodhohen në Rovereto (provinca e Trentos) nga kompania Dega Food, pjesë e grupit agro-ushqimor D’Amico. Sipas Giuseppe Pedersolit, djali i Bud Spencer dhe një nga drejtuesit e kompanisë, receta vjen drejtpërdrejt nga zakonet e babait të tij gjatë xhirimeve.
“Shpesh një skenë me fasule duhej xhiruar 10-15 herë, dhe babai nuk i duronte më fasulet që i jepte produksioni. Atëherë vendosi t’i gatuante vetë siç i pëlqenin atij”, ka rrëfyer i biri.
Receta përmban fasule borlotti nga Piemonte, domate të shtypura, qepë, pancetë të tymosur dhe erëza, të gjitha të përzgjedhura me kujdes dhe me origjinë italiane.
Pas suksesit të fasuleve, kompania po përgatitet të lançojë edhe birrën e Bud Spencer, ndërsa pas verës do të vijë në treg edhe një produkt i ri me emrin “Pizzone di Bud Spencer”, që luan me simbolikën e “shuplakës” së famshme të aktorit në filmat e tij.
Nga një ikonë kinematografie në një markë fitimprurëse, Bud Spencer duket se po lë gjurmë edhe në botën e gastronomisë italiane
Një vit pa Gjyljetën – drejtësi me burg të përjetshëm për vrasësin, por dhimbja mbetet e përjetshme!
Sot është bërë një vit nga vdekja e Gjyljeta Ukellës, e cila u privua nga jeta mizorisht nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi. Rasti ka ndodhur në mëngjes të 16 prillit në vitin 2024, në apartmentin e tyre në rrugën ‘Bill Klinton’, në Pejë. Sipas Prokurorisë, Edmond Lajçi me dëshirë dhe armë, e ka
Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, lidhur me ndërprerjen e seancës më 15 prill, që u ndërpre pas më pak se dy orëve nga fillimi i saj. Në një njoftim për media, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë
Sistemi Prokurorial ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet F.H, pasi i njëjti kishte keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar dhe kishte marr ryshfet, shkruan KFVA. Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, i pandehuri i kishte marr ryshfet 150 euro nga i dëmtuari E.B, i cili i kshte kërkuar rregullimin e dokumentacioneve për pagesën e
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku s’është befasuar aspak me vendimet e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë, pasi siç ka thënë ajo “është mënyra si operon VV”, shkruan KFVA. Sipas Çitakut, kjo kastë politike e do qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar. Postimi i plotë: Për fat të