Tahiri për Kurtin: Pasi u refuzua nga pakicat, iu kthye shqiptarëve për ta bërë qeverinë bashkë

 

 

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri po thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është refuzuar nga përfaqësuesit politikë të pakicave.

Ndaj siç vlerëson ajo, referuar ftesës së sotme të liderit të Vetëvendosjes drejt atij të Lidhjes Demokratike, Albin Kurti u kthye tek shqiptarët për ta bërë qeverinë bashkë. Madje ajo këtë situatë e quan ‘’mjerim politik’’ të Kurtit i cili thotë se nuk ka fund!

”Pasi u refuzua nga pakicat, Kurti iu kthye shqiptarëve për ta bërë qeverinë bashkë – mjerimi politik i tij s’ka fund..””, ka shkruar Tahiri në Facebook.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…