by kfvanews
Share
by kfvanews
Share
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë se mishi i bardhë i pulës që tregtohet në Kosovë është i sigurt.
Pas ngritjes së dyshimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndërmarrë veprime për të hequr dyshimet për konsumatorët kosovarë.
“Me një gjurmim të plotë, duke vendosur masa shtesë kontrolli, përfshirë edhe marrjen e mostrave, kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike”, thuhet në njoftim.
Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qenë duke u tregtuar dhe ai qe ishte duke u importuar, është i sigurt për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim.
“Mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore Nr. 27/2012 , si dhe plotësim ndryshimit 09/2018”.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte. Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim”, thuhet më tej.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të Lipjanit. Edukatorja, Behare Gashi është arrestuar ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. ”Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth do të njoftojë së shpejti se cilën kompani mbrojtëse ka zgjedhur Pentagoni për të projektuar dhe ndërtuar aeroplanin luftarak të gjeneratës së ardhshme të Marinës Amerikane, të njohur si F/A-XX, sipas një raporti nga Reuters, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar dhe njerëz të njohur me vendimin. Njoftimi
Që prej momentit kur u fut në ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare, rreth Lamine Yamal janë shumuar zërat për të ardhmen e tij. Në javët e fundit, interesimi nga Paris Saint-Germain ka arritur nivele astronomike: sipas raportimeve të “DefensaCentral”, klubi francez është i gatshëm të paguajë 230 milionë euro për
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se është afër vendimit nëse do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, duke shtuar se donte të shihte më parë listën e objektivave. “Pothuajse kam marrë një vendim. Mendoj se dua të zbuloj se çfarë po bëjnë me to, ku po i