Audi ndërpret eksportet në SHBA

 

 

Për shkak të tarifave të reja doganore amerikane, prodhuesi i makinave Audi ndalon përkohësisht eksportin dhe dërgimin e makinave në SHBA. Ndryshe nga shumë prodhues të tjerë gjermanë të automobilëve, Audi nuk ka fabrika të vetat në SHBA. Të gjitha automjetet Audi për tregun amerikan dërgohen në SHBA prej Gjermanisë dhe disa vendesh të tjera.

Tani kompania Audi i ka ndaluar të gjitha dërgesat për në SHBA. Arsyeja janë tarifat doganore të vendosura javën e kaluar për mbarë botën nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas një raporti të portalit Automobilwoche vendimi i Audit vlen për të gjitha automjetet e porositura në SHBA pas datës 2 prill. Automjetet e markës Audi që kanë mbërritur në SHBA para kësaj data do t’u dorëzohen klientëve sipas planit.

Portali Automobilwoche i referohet një letre të brendshme që u është drejtuar tregtarëve me pakicë të automjeteve në SHBA. Këtë e ka konfirmoi tani edhe një zëdhënëse e kompanisë Audi.

Strategji të reja tregtimi

Kompania Audi i dërgon automjetet e saj në SHBA nga Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia. Po ashtu në Meksikë prodhohet modeli “Q5” – që është bestseller në SHBA.

Aktualisht kompania Audi ka në magazinat e saj në SHBA më shumë se 37,000 makina Audi. Këto automjete nuk preken nga tarifat e reja. Për këtë arsye ato do të pajisen me një shënim të posaçëm kur të shiten.

Kompania Audi po mendon tani se si t’u sigurojë shitësve me pakicë mundësi dhe impulse të reja për shitjen e makinave Audi që gjenden në magazina në SHBA.

Po ashtu kompania po analizon mënyra se si mund të minimizohet ndikimi i tarifave të reja doganore tek klientët dhe partnerët tregtarë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…