Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas sulmit të Policisë serbe ndaj lojtarëve shqiptarë: Turpi është mbi FSHF-në

 

Tifozat Kuq e Zi reagojnë ashpër pas sulmit të Policisë serbe ndaj lojtarëve shqiptarë të KF Ternoci.

Dje pas përfundimit të ndeshjes Mlladost – KF Ternoci, policia serbe u fut në fushë, duke sulmuar futbollisti Veton Zeqiri, e më pas edhe duke kontrolluar gjithçka në zhveshtoren e klubit shqiptar. TKZ thotë se ky veprim është i turpshëm.

Njoftimi i tyre:

“Përsëri jemi dëshmitar të dështimit të narracionit se “Sporti është pertej politikës”.

Shk**jet në çdo moment tregojnë kush janë në raport me shqiptarët. Rasti i fundit është dje me klubin e futbollit Tërnoci. E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po organizon “Euro 2027“ me pretendimet se sporti bashkon.

Turpi është mbi juve!

KF Tërnoci, nuk jeni vetëm”, shkruhet në njoftimin e tyre.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…