Ramadani: Të rivendoset partneriteti me ShBA-në, siguria e mbrojtja janë çështje urgjente për t’u bashkërenduar

 

 

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar  pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të thirrur nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ku nga ky i fundit u ngritën akuza për ndërhyrjet e Serbisë në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë.

Ramadani, ndërsa pranoi se nuk duhet minimizuar rrezikimi i sigurisë kombëtare nga Serbia, vuri në pah domosdoshmërinë e rivendosjes së partneritetit me SHBA-në dhe ndërtimin e një platforme të përbashkët me shumicën shqiptare.

“Nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës. Askush nuk duhet ta minimizojë këtë rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që shumica shqiptare – të cilën qytetarët e kanë mbështetur për ta ndrruar udhëheqjen shtetërore – të ulet së pari brenda vetes e ta ndërtojë platformën e përbashkët. Njëkohësisht, ta ri-vendos partneritetin me SHBA-në në siguri dhe mbrojtje. Siguria e mbrojtja janë çështje urgjente për t’u bashkërenduar!”, ka shkruar ai.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…