by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, është arrestuar në Spanjë, një javë më parë.
Lajmi për gazetën online Reporteri.net, është konfirmuar nga Policia e Kosovës.Për arrestimin e tij, Policia e Kosovës është njoftuar nga INTERPOL.
Nga Policia e Kosovës në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net kanë thënë se bashkë me Ministrinë e Drejtësisë janë duke u ndërmarr veprime lidhur me mundësinë e ekstradimit të tij nga Spanja në Kosovë, meqë dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, për shkak se Spanja s’e njeh shtetin e Kosovës..
“Njoftoheni se me datën 29.03.2025, përmes kanalit të INTERPOL-it zyrtarisht kemi pranuar njoftimin nga autoritete spanjolle mbi arrestimin e subjektit në fjalë. Subjekti në fjalë është arrestuar bazuar në letër rreshtimin ndërkombëtar të lëshuar nga autoritete e drejtësisë të R. Kosovës për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Tentativë. Janë duke u ndërmarrë veprime në koordinim me ministrin e drejtësisë (MD) lidhur me mundësit e ekstradimit të dyshuarit nga Spanja në R. e Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Më 5 gusht 2023, një person kishte vdekur nga katër të plagosurit në “Bon Vivant”. Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve. Për këtë vrasje, Andi Pajaziti ishte liruar nga akuza derisa ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje, duke i marrë dy vite burgim.
“Duka”, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në gusht të vitit 2023, për rastin në Bon Vivant. Ai dyshohet se është ndër personat kyç që u përfshinë në përleshjen me armë në lokalin në mes të Prishtinës.
Ai po kërkohej për “Vrasje të rënde në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Gjatë këtij incidenti mbeti i vdekur Kastriot Ramadani, si dhe u plagosën e lënduan 20 persona tjerë. Duka dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, Andi Pajazitin.
Përveç dyshimit se ishte përfshirë në ngjarjen në Prishtinë, “Duka” ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi rezulton një prej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.
Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.
“Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.
Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.
Sipas FBI ai dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen në zonën e Nju Jorkut.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk proceson më aplikimet për viza nga disa individë. Aplikantët, numri i aplikimit të të cilëve është DS-160, do të largohen nga Ambasada. Ata duhet të caktojnë takim të ri përmes sistemit online. “Përditësim për Vizat: Duke filluar nga
Nga 1 maji pritet të hyjë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për 15%. Kështu u bë e ditur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë takimit me gazetarë. Me tensione në mes të gazetarëve dhe zyrtarëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, nisi takimi i ftuar nga ZRRE
Edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan. Bëhet fjalë për 29 vjeçarin Aleksandar Gavrillovski i cili ishte për kurim në Lituani. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sipas të cilit edhe dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën. “Tanimë i ndjeri Aleksandar Gavrilovski ishte njëri nga
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. “REFUZOHEN kërkesat për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën shenjën PP.1.nr.256/2023, e datës 15.01.2025, të parashtruara nga mbrojtësi i