by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nga 1 maji pritet të hyjë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për 15%. Kështu u bë e ditur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë takimit me gazetarë.
Me tensione në mes të gazetarëve dhe zyrtarëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, nisi takimi i ftuar nga ZRRE me gazetarët. Gazetarët kërkuan që ky takim të mbahej në praninë e kamerave, derisa nga ZRRE, insistonin që ky takim të mbahej vetëm me gazetarë pa u xhiruar.
Njoftimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, i cili u ishte dërguar mediave, thuhej se 10 minutat e parë të këtij takimi mund të xhirohen.
E pas insistimit të gazetarëve, zyrtarët e ZRrE-së u pajtuan që takimi të mbahet në praninë e kamerave.
Drejtori menaxhues në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, Petrit Pepaj tha se arsyeja kryesore e propozimit te rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 15 për qind, është për shkak të rritjes së çmimit në bursa, dhe nuk ka ndonjë arsyeje tjetër.
“Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike, ky është shkaktari kryesor dhe nuk ka përshtatje tjera që kanë ndikuar në këtë 15% të jeni të sigurt edhe në raport me investimet dhe vlerat tjera të efikasitetit dhe në raport me lakoren e humbjeve, rregullatori i ka njohur vetëm ato që i ka njohur gjatë shqyrtimit…Shkaktarët kryesor për rritjen e propozimit të rrymës është çmimi i shkaktuar i energjisë elektrike duhet ta kemi konsideratë që gjatë këtij viti njësitë e Kosovës B do të jenë në remont të gjatë dhe kërkesa për import është e domosdoshme për të mundur me sigurua furnizim qëndrueshëm për konsumatorët”, theksoi ai.
Pepaj para gazetarëve tha se vendimi për rritje të çmimit të energjisë për 15% pritet të votohet më 11 prill dhe do të hy në fuqi nga 1 maji.
“Vendimi i cili do pritet të merret mund të merret me 11 të këtij muaji do të hyjë në fuqi me 1 maj”, tha ai.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë tha se kanë pranuar rreth 390 komente nga qytetarët dhe bizneset.
Paralajmërimi i ZRrE-së për ngritje të çmimit të energjisë elektrike për 15% ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te qytetarët dhe bizneset. Të shtunën është mbajtur një protestë, përmes të cilës është kërkuar rritja e energjisë elektrike. Ndërsa, një protestë e radhët është paralajmëruar edhe këtë të premte.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk proceson më aplikimet për viza nga disa individë. Aplikantët, numri i aplikimit të të cilëve është DS-160, do të largohen nga Ambasada. Ata duhet të caktojnë takim të ri përmes sistemit online. “Përditësim për Vizat: Duke filluar nga
Edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan. Bëhet fjalë për 29 vjeçarin Aleksandar Gavrillovski i cili ishte për kurim në Lituani. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sipas të cilit edhe dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën. “Tanimë i ndjeri Aleksandar Gavrilovski ishte njëri nga
Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, është arrestuar në Spanjë, një javë më parë. Lajmi për gazetën online Reporteri.net, është konfirmuar nga Policia e Kosovës.Për arrestimin e tij, Policia e Kosovës është njoftuar nga INTERPOL. Nga Policia e Kosovës në një përgjigje
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. “REFUZOHEN kërkesat për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën shenjën PP.1.nr.256/2023, e datës 15.01.2025, të parashtruara nga mbrojtësi i