by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë u arrestuan të shtunën dhe të dielën në Gjakovë dhe Prizren. Kështu bëri të ditur minsitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbrëmë, i cili tha se katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë, shkruan Reporteri.net.
Svecla përmes një postimi në Facebook tha se sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.
“Grupi i parë, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën: fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative. Me vendim të prokurorit, personat janë ndaluar në kohëzgjatje 48 orëshe”.
“Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe”.
Ai bëri të ditur se njëri nga të arrestuarit është i afërt me të dyshuarin kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojevic, nofka “Gandi”. Ky i fundit është i afërt i Vladimir Radivojevic, nofka “Mami”, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku. Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bartë gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanovic, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe”.
“Fakti që u strehuan në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”.
“Organet e sigurisë do të vazhdojnë hetimet dhe do të informojnë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet tona të sigurisë”, tha Sveçla.
Pasi u përmend gjendja e sigurisë në vend dhe “planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë”, me përmendjen edhe të rastit në Gjakovë, tha se është kërkuar vëmendje e gatishmëri e lartë nga institucionet e mekanizmat e shtetit.
“Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, u tha në komunikatë.
Secili aktgjykim tjetër i gjykatës kompetente, sipas tij është cenim brutal i sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës.
“Shqyrtimi i aktakuzës dhe gjykimi i terrorsitëve serb në rastin e Banjskes duhet të marrë sa më shpejt epilog duke përfshirë edhe shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste. Secili aktgjykim tjetër i gjykatës kompetente është cenim brutal i sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është zbuluar pas veprimeve operative-hetimore të ndërmarra nga sektori i hetimeve në Prizren.
Gazeta ka siguruar emrat dhe dokumentet, e katër të arrestuarave, si dhe kartën e njërit nga të arrestuarit të policisë serbe.
Të arrestuarit janë: Branko Rakic me vendbanim në Mitrovicë te veriut, Nemanja Vamokiç toger i policisë me vendbanim në Novi Sad, Pavle Kragoviç, me vendbanim në Beograd, Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe me vendbanim në Mitrovicë të veriut.
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar Gjykata e Lartë e Suboticës ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për 30 ditë të tjera ndaj ish-policit Arbnor Spahiu, i cili u ndalua me pretendimet për përfshirje në rastin e Banjskës. Nga MPJ thonë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, po vazhdon përpjekjet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Departamentin e Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një njoftimi, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit është ritheksuar përkushtimi i ndërsjellë
Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati, ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit. Murati ka bërë të ditur se Banka Botërore e ka larguar Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti. “Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka publikuar një video të kreut të VV-së, Albin Kurti, kur vite më parë kishte thënë fjalë të rënda në drejtim të Policisë së Kosovës. Kjo pasi vetë Kurti sot në mbledhje të Qeverisë tha se fushata kundër Policisë së Kosovës pas rastit tragjik në Lipjan, është e