by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një fëmijë i dytë i pavaksinuar ka vdekur në Teksas nga fruthi, duke ndezur alarmin shëndetësor në Shtetet e Bashkuara. Vajza tetë vjeçare vdiq pasi sëmundja vazhdon të përhapet me shpejtësi në vend, me gjithsej 480 raste të raportuara që nga janari dhe të paktën 56 të shtruar në spital.
Vdekja e parë ndodhi në shkurt dhe e para nga fruthi në SHBA në më shumë se dhjetë vjet, duke rritur shqetësimet për efektivitetin e masave parandaluese dhe ndikimin e rënies së mbulimit me vaksinim.
Përhapja nuk është e kufizuar vetëm në Teksas. Shtetet fqinje si Neë Mexico kanë regjistruar 54 infeksione, ndërsa Oklahoma ka 10. Këto shifra nxjerrin në pah një prirje në rritje që përfshin gjithnjë e më shumë zona të Jugperëndimit të Amerikës. Edhe zona të tjera të vendit po përballen me emergjenca të reja. Në Uashington është konfirmuar një rast i fruthit tek një person i ardhur nga Kansas, ku po zhvillohet një shpërthim.
Departamenti i Shëndetësisë i shtetit ka nisur një hetim për të gjurmuar kontaktet e mundshme dhe për të frenuar infeksionin, nga frika se virusi mund të përhapet me shpejtësi në mesin e të pavaksinuarve. Episodi rikthen në qendër të vëmendjes rreziqet që lidhen me udhëtimet ndërshtetërore dhe mungesën e imunizimit, veçanërisht tek të rinjtë.
Ministri i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., i cili është përballur me kritika të ashpra. Dështimi i tij për të promovuar një fushatë informimi dhe vaksinimi ka ngjallur polemika të forta, veçanërisht nga ekspertët e shëndetësisë dhe opinioni publik, të cilët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente për të frenuar krizën shëndetësore.
Robert F. Kennedy Jr mori pjesë në funeralin e vajzës tetë vjeçare që vdiq nga fruthi në Teksas. Vdekja e saj është e dyta e konfirmuar në një dekadë për shkak të epidemisë. Vogëlushja nuk ishte e vaksinuar dhe nuk kishte ndonjë patologji tjetër që do ta bënte më të pambrojtur. “Unë jam këtu për të ngushëlluar familjen dhe komunitetin,” tha Kennedy në X. Ish-anti-vakseri shtoi se “mënyra më efektive për të ndaluar fruthin është vaksina”. Fëmija tjetër që vdiq nga e njëjta sëmundje në Teksas nuk ishte gjithashtu i vaksinuar. Megjithatë, grupet anti-vaks ia atribuojnë, pa prova, dy vdekjet gabimeve mjekësore, shkruan A2.
Prindërit e fëmijës së parë të vdekur nga fruthi i bëjnë thirrje njerëzve të mos vaksinohen. Në një video që u bë virale, të dy i kërkuan popullatës të mos vaksinojnë fëmijët e tyre, duke pretenduar se vdekja e vajzës së tyre të vogël u shkaktua nga komplikimet që lidhen me një sistem imunitar të dobësuar, jo nga mungesa e vaksinës. Thirrja ka ngjallur zemërim dhe shqetësim në komunitetin shkencor, i cili ka frikë se mund të ndihmojë në përhapjen e mëtejshme të dezinformatave në një kohë kritike për shëndetin publik.
SHBA-të dhe Bashkimi Evropian zbuluan të enjten detaje të reja rreth kuadrit të tyre tregtar, duke përfshirë tarifat e kontestuara dhe të pritura për produktet farmaceutike dhe gjysmëpërçuese. Pas javësh negociatash të nxehta, Brukseli dhe Uashingtoni më në fund arritën në një marrëveshje tregtare në fund të muajit të kaluar, duke përcaktuar tarifa
Sot në fshatin Roganë të Kamenicës, është varrosur Greta Kryeziu, ish-drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë. Në varrimin e saj morën pjesën shumë qytetarë, sikurse edhe bashkëpunëtorë të saj. Aty ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se në varrimin e saj u ndje dhimbja e madhe për humbjen e
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër nga pesë të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës tashmë kanë marrë trajtimin dhe janë liruar, shkruan KFVA. Një nga pacientët po vazhdon trajtimin në repartin e Kirurgjisë dhe është jashtë rrezikut për jetën. “Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 141/24 në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. FSSHK thekson se ky aktgjykim është fitore për shëndetësinë publike, për qytetarët dhe të gjithë punëtorët shëndetësor e administrativ