Mbro trurin, ruaj kujtesën: 7 zakone të thjeshta që i largojnë gratë nga demenca!

 

 

Sipas një kërkimi të ri në të cilin AgroWeb.org mbështetet, gratë mund të ulin rrezikun e zhvillimit të demencës, nëse ndjekin shtatë zakone të shëndetshme Për të arritur këtë përfundim, studiuesëve iu deshën 20 vjet mbikqyrje të një grupi të konsiderueshëm grash.

Më poshtë njihuni me shtatë zakonet e shëndeteshme që studiuesit këshillojnë që gratë të ndjekin për të reduktuar rrezikun e demencës.

Çfarë është demenca?

Demenca është një rënie e përgjithshme e aftësisë njohëse, që zakonisht ndikon në kujtesën afatshkurtër (të mësuarit/kujtuarit e informacionit të ri) dhe në aftësitë ekzekutive (organizimi, vendimmarrja) etj.

Ajo zakonisht ndikon në aftësinë e një personi për të qenë plotësisht i pavarur

Gratë përbëjnë rreth dy të tretat e njerëzve me demencë, duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një raporti të vitit 2021 të cilit AgroWeb.org i referohet.

Një arsye është se gratë jetojnë më gjatë se burrat dhe demenca zakonisht shfaqet pas moshës 80 vjeç.

Demenca është e lidhur me depresionin dhe më shumë gra vuajnë nga depresioni sesa burrat.

Njerëzit që kryejnë stërvitje fizike kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë dhe gratë ushtrohen më pak se burrat.

Kur gratë zhvillojnë demencë, ato bien më shpejt se burrat. Prandaj, mund të kenë një sëmundje më të rëndë.

Demenca ndodh kur neuronet në tru ndalojnë së punuari ose ndërveprojnë me qelizat e tjera të trurit.

Të gjithë humbasin disa neurone ndërsa plaken, por njerëzit me demencë kanë një humbje më të madhe.

7 zakonet e jetesës së shëndetshme

Të jesh aktiv.
Të ushqehesh mirë.
Ruajtja e një peshe të shëndetshme
Të mos konsumosh duhan.
Ruajtja e presionit të shëndetshëm të gjakut.
Kontrolli i kolesterolit.
Ruajtja e niveleve të sheqerit në gjak;

Lajmi i mirë është se edhe nëse keni një rezultat të mirë në një ose dy nga pikat e përmenduara më sipër, ju sërisht mund merrni disa përfitime. Çdo ndryshim përmirëson gradualisht shëndetin tuaj. Dhe sa më herët të bëni ndryshimet e nevojshme në favor të shëndeti tuaj, aq më mirë do të jetë për ju.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…