Maqedonci ngre alarmin: Grupi i Banjskës, i përkrahur nga Serbia, pranë kufirit me Kosovën!

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se grupi terrorist që është përgjegjës për sulmin në Banjskë të ndodhur në shtatorin e vitit 2023, i cili kishte si qëllim aneksimin e një pjese të Kosovës, vazhdon të mbetet i lirë dhe i mbështetur nga Serbia, duke paraqitur një rrezik të madh për stabilitetin e Kosovës, raporton KFVA.

Maqedonci theksoi se është e papranueshme që ky grup terrorist të mbetet i lirë dhe të mbështetet nga struktura të sigurisë serbe. Ai shprehu shqetësimin se ky grup vazhdon të mbrohet dhe mbështetet nga struktura të sigurisë në Serbi, shpesh duke u vendosur jo larg kufirit me Kosovën dhe duke pasur lidhje të vazhdueshme me individë dhe grupe në veri të vendit.

Sipas tij, kjo paraqet një rrezik të vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës, sidomos në pjesën veriore.

Maqedonci gjithashtu theksoi se Serbia ka obligime ndërkombëtare për t’i dorëzuar terroristët që kanë kryer krime në Kosovë.

Ai theksoi se përpjekjet e Serbisë për të vazhduar politikën hegjemoniste ndaj Kosovës, duke mohuar ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe duke kontribuar në destabilizimin e rajonit, janë të papranueshme.

  • Shkrime të ngjashme

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…