by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka kërkuar sqarime UEFA-s lidhur me “heqjen dhe djegien” e flamurit të Kosovës gjatë Kongresit të shtëpisë evropiane të futbollit të mbajtur në Beograd të Serbisë.
Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, KOK tha se heqja e flamurit të Kosovës nga ambientet e Kongresit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është akt i papranueshëm.
“Edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi”, tha KOK-u.
KOK-u i kërkoi UEFA-s që të ndërmarrë masa ndaj Serbisë, pasi tha se sipas videove të publikuara “edhe gjatë punimeve të Kongresit u përfshi në aktet e heqjes së flamurit”.
“Kosova dhe institucionet tona sportive janë anëtare të barabarta në të gjitha organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe, si të tilla, duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt në çdo ngjarje sportive, pavarësisht se kush është vendi mikpritës”, u tha në reagimin e KOK-ut.
Federata serbe e Futbollit ka thënë se e ka hequr flamurin e Kosovës gjatë punimeve të Kongresit të UEFA-s, të mbajtur më 3 prill në Beograd.
Por, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka kundërshtuar këtë pretendim, duke thënë se flamuri i Kosovës ishte i pranishëm deri në përfundim të mbledhjes.
Një video e shefit të futbollit kosovar, Agim Ademi, duke u fotografuar pranë flamurit të Kosovës në ngjarjen e UEFA-s në Beograd mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në media të mërkurën vonë.
Në ditën e Kongresit të UEFA-s, të enjten, Federata serbe tha se e hoqi flamurin, duke e fajësuar UEFA-n për vendosjen e tij.
Nuk është e qartë se në çfarë ore është hequr flamuri i Kosovës nga vendtakimi i Kongresit, ndërsa tubimi vjetor i UEFA-s përfundoi pak pas mesditës të enjten.
Lidhur me largimin e flamurit të Kosovës, ka reaguar edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport në Kosovë, Hajrulla Çeku, i cili e ka dënuar këtë veprim dhe ka thënë se pret sqarime nga shtëpia evropiane e futbollit.
Çeku tha më 3 prill se largimi i simboleve është “sulm i drejtpërdrejtë ndaj integritetit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të kalojë pa reagim të mirëfilltë ndërkombëtar”.
Kongresi i 49-të i rregullt i UEFA-s u mbajt në Qendrën e Kongreseve Sava në Beograd. Ky tubim vjetor mblodhi presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm nga 55 federatat kombëtare anëtare të UEFA-s për të diskutuar çështjet kryesore që formësojnë futbollin evropian
Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Shqipërinë. Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës që gjyqit. Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, Tiranë. Ai qëlloi me 3 plumba drejt gjyqtarit, dy prej tyre në gjoks dhe një një stomak, ndërsa Kalaja ndërroi jetë rrugës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas këtij instituti, temperatura maksimale do të arrijnë në 9 gradë Celsius, përcjell Periskopi. “Moti i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 3-6C. Temperaturat maksimale: 6-9°C. Era: nga veriperendimi, 1–5 m/s”, thuhet tutje
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së