Lajme

Dhimbje dhe krenari – Djali i policit të ndjerë: I shërbeve atdheut deri në fund!

 

 

Djali i policit që dyshohet se kreu vetëvrasje sot në Prishtinë, ka njoftuar për varrimin e babait, raporton Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.

Benet Tolaj, njofton se varrimi do të bëhet nesër në ora 16:20 në Pejë.

Ne si familje ju falenderojmë të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne në këto momente të vështira. I shërbeve atdheut si në luftë ashtu edhe në liri“, shkruan djali i Alban Tolajt, Benet Tolaj.

Alban Tolaj, është zyrtari policor që u gjet pa shenja jete sot në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, shkruan KFVA.

Rastin për KFVA e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se dyshohet se polici është vetvrarë.