Kinolli i PREBK-së: S’kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik

 

 

 

Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli, zhvilloi një takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, në të cilin u diskutua për formimin e qeverisë së re.

Kinolli tha se partia e tij nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik, por duke respektuar rezultatin zgjedhor.

“Në vazhdën e takimeve sot kemi pasur takimin me kryeministrin Kurti një takim kontruktiv për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ne si subjekt politik rom tradicionalisht jemi munduar të jemi më konstruktiv dhe me kreativ për formimin e qeverisë së re. Qytetarët e Kosovës kanë mjaft nevojë, sepse procesi u stërgjat. Jemi drejt një perfundimi të mirë dhe nuk kemi asnjë vije të kuqe për asnjë subjekt politik, por duke respektuar rezultatin zgjedhor sot kemi qenë në takim të mirë me kryeministrin. Ne kemi parashtruar kërkesat tona që njëra ka qenë që të jemi të barabartë me të gjitha subjektet e tjera që janë me një vijë me ne. Po presim 15 prillin. Besojmë që Kurti do t’i ketë numrat e nevojshëm dhe do të japim edhe ne kontributin tonë. Në interesin tonë është të formojmë institucionet sa më parë”, tha Kinolli.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…