Vrasja e policit në Kaçanik, Çitaku: Duhet të rikthehet shteti, krimi është i lirë e qytetari i pambrojtur

 

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka cilësuar si alarmante rastet e fundit të vrasjeve në Kosovë.

Çitaku ka thënë se duhet veprim dhe përgjegjësi që të kthehet siguria në vend. Ajo është shprehur se aktualisht “krimi është i lirë dhe qytetari është i pambrojtur.

“Një njeri i uniformës, simbol i rendit dhe sigurisë, u bë viktimë në vendin që duhej ta kishte më të shenjtë: në prag të shtëpisë së tij. Kjo nuk është më thjesht mungesë rendi, kjo është alarm kombëtar. Institucionet janë të heshtura. Qeveria është e paralizuar. Krimi është i lirë, qytetari është i pambrojtur. Shteti po dështon para syve tanë çdo ditë, çdo orë”, shkruan Çitaku ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Çdo mëngjes po zgjohemi me lajme tronditëse: dhunë, krim, vrasje.

Jetët e qytetarëve tanë po shuhen një nga një, në rrugë, në shtëpi, në vendin e punës, dhe askush nuk po mban përgjegjësi.
Mbrëmë, në një akt që trondit thellë ndërgjegjen e çdo qytetari, një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra në hyrje të shtëpisë së tij.

Një njeri i uniformës, simbol i rendit dhe sigurisë, u bë viktimë në vendin që duhej ta kishte më të shenjtë: në prag të shtëpisë së tij.
Kjo nuk është më thjesht mungesë rendi, kjo është alarm kombëtar.
Institucionet janë të heshtura. Qeveria është e paralizuar. Krimi është i lirë, qytetari është i pambrojtur.
Shteti po dështon para syve tanë çdo ditë, çdo orë.Dhe çdo ditë që kalon pa përgjegjësi, pa veprim, është ftesë për më shumë dhunë, për më shumë vrasje, për më shumë pasiguri.

Nuk ka më kohë për deklarata boshe. Duhet veprim. Duhet përgjegjësi. Duhet të rikthehet shteti.
Përndryshe, shumë shpejt, askush nuk do të ndihet i sigurt askund.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…