Shtet i fortë: Kurti ‘ndëshkohet rëndë’ me 250 euro për shmangien e Prokurorisë!

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore, raporton KFVA

Për këtë dënim, zyra e kryeministrit ka paraqitur ankesë.

Gjykata më 4 mars kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar, mirëpo Kurti nuk ishte paraqitur.

Gazeta ka dërguar pyetje në adresë të Gjykatës në Prishtinë dhe zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo deri tani asnjëra palë nuk kanë kthyer përgjigje.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…